• Numer telefoni+ 355 (04) 22 47 267
  • Emailinfo@concord.al

Prage

Kaloni 3 net duke perjetuar momentet me te bukura te jetes suaj ne Prage dhe shijoni cdo moment. Praga eshte konsideruar si nje prej qyteteve me te bukura te Evropes dhe eshte nje prej qyteteve qe pret me shume turiste ne Evrope. Qe prej vitit 1992 qendra historike e Prages eshte perfshire ne listen e UNESCO-s si trashegimi boterore. Praga quhet ndryshe “qyteti i arte” apo “qyteti i njeqind spiraleve”.
Pertej cdo karakteristike pozitive te ketij qyteti,Praga duhet të jetë pjesë e listës së udhëtimeve tuaja, pavarësisht se ku jetoni.
Per kete arsye ne ju ofrojme nje Tour ne Prage i cili ju mundeson te shihni vendet me te bukura te asaj me cmimet me ekonomike

Pershkrimi

Dita e pare
Takimi me guiden tone ne Aeroportin e Tiranes dhe fluturimi Tirane - Ljubljane – Prage. Pas mberritjes ne Prage, takimi me partneret tane dhe guiden lokale i shoqeruar nga autobusi komod me ajer te kondicionuar. Atje do te riprezantojme edhe njehere programin qe do kemi ne ditet ne vijim. Akomodimi ne hotel.
Dita e dyte
07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel 09:00 – 13:00 City Tour Praga City Tour Praga – Qyteti ri dhe Qyteti i vjeter Vizita jone fillon me turin me autobuz dhe ecje me kembe, duke kaluar ne rruget kryesore te Prages ku do mund te shikojme ne menyre panoramike Shtepine Kercyese, Teatrin Kombetar dhe Keshtjellen e Prages. Pasi guida do te na sqaroje ne autobus gjithe historine e qytetit, do te ecim drejt Ures Charles. Ura eshte 516m e gjate dhe 10m e gjere duke qendruar ne 16 harqe. Ne kete ure ndodhen 30 statuja te stilit barok te ndertuar rreth viteve 1700. Me pas do te kalojme ne zonen e mbushur me dyqane dhe souvenire per te arritur ne qendren e qytetit. Aty do te vizitojme Oren e famshme Astronomike te qendres se qytetit. Ora Astronomike u ndertua ne vitin 1410 nga Mikulas ne bashkepunim me Jan Ondrejuv. Mekanizmat qe ata kane ndertuar mbi 600 vjet me pare jane ende funksionale. 80 vjet me vone Hanus u perpoq ta rindertonte por keshilltaret e kishin verbuar ate keshtu qe ai nuk do te arrinte te ndertonte nje instrument me te madh se ai ne Orloj ne Prage. Ekziston dhe nje gjel qe kendon pasi Apostujt kane perfunduar bekimin e tyre. Prane saj ndodhet edhe Kisha Baroke e Shen Tynit. Gjate zhvillimit te turit do te kemi kohe te lire ne dispozicion per dreken, e cila eshte facultative. Ne mbremje mund te argetohemi ne lokalet me muzike Live ose ne nje nga diskot me te medha (me 5 kate) te Europes qendrore: Karlovy Lazne. Akomodimi hotel.
Dita e trete
Opsion Extra Pagese – Karlovy Vary (45 Euro personi / minimum 20 Persona) Pas mengjesit ne hotel ne drejtimin e guides sone nisja drejt Karlovy Varit. Pas nje udhetimi rreth 2 ore i afrohemi Karlovy Varit. Atje mund te shijojme Ujrat Termale te cilat jane ne me shume se 12 burime, ku kryesori dhe me i madhi eshte ai i Vridlos. Gjate levizjes ne qytet do kemi mundesi te shikojme Pallatin ne te cilin zhvillohet Miss Cekia, kishen e qytetit, si edhe zona ne te cilat jane luajtur pjese nga filmat e famshem te James Bond. Duke zbuluar periudhen mesjetare, do kemi mundesi te provojme Bekerovka (pijen me fame ceke e cila eshte e bere me esenca te barerave kurative). Kohe e lire per dreken e cila eshte facultative. Kthimi ne Prage. Akomodimi ne hotel.
Dita e katert
Mengjesi ne hotel. Pas check-out nga hoteli i drejtohemi aeroportit te Prages. Fluturimi drejt Tiranes. Kthimi ne Tirane.

Cmimi

✔️ 399 Eur/person
✔️ 4 Dite
✔️ Nisja me e afert 23 Mars 2018

Te perfshira ne cmim
Guide Profesionale
City Tour Praga
Transfertat si ne Program
Akomodimi ne Corinthia Panorama Hotel 4* me mengjes
Udhetimi me Avion Adria Airways: Tirane-Ljubljane-Prage-Ljubljane-Tirane

Ofertat tona

Fundjavat Speciale - Argetohu dhe Relaks…

Oferte per fundjaven e Prillit 290 eur, per dy nete...

Read more

Udhetim ne Dubai

Pikat kryesore Atlantis The Palm Palm Jumeirah Burj Al Arab Dubai Mall - Shoping...

Read more

Udhetim ne grup Amsterdam

Nese kerkoni te vizitoni Amsterdamin me cmime ekonomike duke pare...

Read more

Prage

Kaloni 3 net duke perjetuar momentet me te bukura te jetes...

Read more

Kroaci (Dubrovnik)

Kaloni pushimet tuaja ne vendet qe kemi perzgjedhur per ju...

Read more